Lajmet

IntoAlbania - Interes për Bashkëpunim në Turizëm

IntoAlbania fton për bashkëpunim sipërmarrjet në fushën e turizmit, ekzistuese ose Start-Up, që kanë ide origjinale për të transformuar aktivitetin e tyre duke përdorur elemente autentike tradicionale shqiptare.

IntoAlbania është një projekt i financuar nga USAID dhe Sweden i cili do të mbështesë dhe promovojë sipërmarrjet turistike që reflektojnë turizmin autentik dhe karakterin e mikpritjes vendase.

Sipërmarrjet e kualifikuara do të mbështeten me shërbime konsulence në Arkitekturë, Akses në Financë dhe Strategji Marketingu e Menaxhimi. Qëllimi i iniciatives është të incentivojë rritjen e sipërmarrjes së turizmit autentik në mënyrë të qëndrueshme duke sjellë një eksperiencë unike tek vizitorët.

Projekti IntoAlbania ofron:

IntoAlbania do të mbështesë sipërmarrjet turistike përmes asistencës teknike të mëposhtme:

• Konsulencë Arkitektonike: Këshillim mbi zbulimin dhe aplikimin e elementeve tradicionale kulturore dhe arkitekturore; Zhvillimin e projektit arkitektonik të detajuar; Ndjekjen e punimeve dhe investimeve në vend.

• Akses në Financë: Përgatitje e Planeve të Biznesit; Identifikimin e burimeve potenciale të financimit; Mbështetje këshillimore në aplikime për kredi, grande ose burime alternative të financimit.

• Marketing, Marrëdhënie me Publikun dhe Konsulencë Menaxhimi: Përgatitje e Planeve të Marketingut; Asistencë në krijimin dhe manaxhimin e faqeve në rrjete sociale dhe online; Krijimi dhe dizenjimi i identitetit vizual të biznesit, Promovim dhe marketing.

Kostot e shërbimeve të konsulencës do të mbulohen nga projekti IntoAlbania.

Kriteret për Aplikim dhe Përzgjedhje

Aplikanti duhet të jetë në një nga këto kategori: Hotel, Hostel, Bujtinë, Shtëpi me vlera të trashëgimisë kulturore ose Restorant Tradicional. IntoAlbania do të përkrahë sipërmarrësit të cilët angazhohen të kryejnë investime financiare dhe që kanë ide origjinale për të arritur këtë qëllim. Përfituesit do të përzgjidhen bazuar në disa kritere si: Autenticiteti i biznesit apo idesë për investim, Kapaciteti drejtues dhe financiar, si dhe Potenciali i biznesit për qëndrueshmëri.

Udhëzimet për Aplikim

Për të aplikuar plotësoni Formularin e Aplikimit, i cili duhet të dërgohet së bashku me të gjithë dokumentat shoqëruese të listuara në Formular në adresën e postës elektronike: info@cbs.al, me subjekt e-maili:IntoAlbania.

Afati i fundit i dorëzimit është 10 Nëntor 2017.

Për çdo pyetje ne lidhje me aplikimin ju lutem të kontaktoni në: info@cbs.al përpara datës 31 Tetor 2017.

Klikoni këtu për të shkarkuar Formularin e Aplikimit.