Shërbimet

Mundësi Financimi për Agrobiznesin

Agrobizneset janë dukshëm të pakfinancuar. Vetëm 2 % e kreditimit shkon për bizneset agro, ndërkohë që ky sektor siguron 18 % të PBB-së dhe punëson 50% të popullsisë.

CBS ndihmon agrobizneset duke lehtësuar kreditimin nga sektori bankar, si dhe në përthithjen e fondeve nga grantet dhe financimet alternative të skemave financiare në dispozicion. Sipërmarrjet bujqësore fillimisht vlerësohen dhe më pas vendoset se cili model financimi është më i përshtatshëm në bazë të nevojave dhe produkteve të mundshme financiare.

Për klientët që kërkojnë kredi nga sektori bankar shërbimet shkojnë nga; a) Shërbime bazë, ku përfshihen këshillimi dhe mbështetja në hartimin e aplikimeve për kredi dhe b) Shërbime të avancuara, ku përfshihen plane biznesi, studim tregu dhe pasqyra financiare. Klientët që kërkojnë grante të tilla si IPARD-like të BE-së mbështeten përgjatë gjithë proçesit me dy shërbimet e paketës IPARD; a) Shërbim bazë, që përfshin udhëzime për klientët dhe interpretim të kritereve aktuale të kualifikimit për përfitimin e fondeve IPARD dhe b) Shërbim i avancuar që përfshin plan biznesi, plotësim i përfunduar i aplikimit, mbështetje për dokumentacionin e kërkuar dhe çdo asistencë e nevojshme për një grant të suksesshëm.

Shërbime:

  • Mbështetje dhe lehtësim për kredimarrje
  • Mbështetje në aplikimet për fondet IPARD
  • Plane biznesi dhe analizë investimesh
  • Pasqyra dhe planifikim financiar
  • Analizë tregu dhe këshillim teknik
  • Mbështetje për Skemat Alternative Kombëtare
  • Grante dhe forma alternative financimi për Agrobizneset

Për të asistuar SME-të për një menaxhim profesional të biznesit të tyre, CBS ofron dy shërbime: 1) Shërbime për Menaxhim Biznesi dhe 2) Shërbime për Rritje Biznesi. Shërbimet e menaxhimit të biznesit përfshijnë shërbime të përditshme ose periodike, për të mbështetur proçedurat e biznesit. Ato përfshijnë mbështetje me proçeset ligjore-administrative, duke përfshirë regjistrimin e biznesit apo pajisjen me licençat profesionale dhe shërbimet mbështetëse financiare siç janë praktikat e regjistrimit të transaksioneve financiare, praktikat e kontabilitetit dhe përgatitja e pasqyrave financiare.

Shërbime të tjera të menaxhimit përfshijnë planifikimin e biznesit, deklaratat fiskale, praktikat e deklarimit të taksave shtetërore apo lokale, të sigurimeve etj. Shërbimet për rritjen e biznesit përfshijnë shërbimet e dedikuara për përshpejtimin e rritjes së kompanive, si studim tregu, targetim të klientëve, zhvillim produktesh, mundësi për financim, depërtim në tregje të reja dhe plane të plota biznesi.

Shërbime:

  • Plane investimi dhe mbështetje teknike
  • Analizë e konkurencës dhe këshillim tregëtar
  • Shërbime kontabiliteti dhe hedhjes së të dhënave
  • Mbështetje në hallkat e zinxhirit të vlerave bujqësore
  • Mbështetje për plotësimin e standardeve ushqimore si ISO, EU dhe NA
  • Mbështetje për krijimin e shoqatave dhe kooperativave
  • Mbështetje të investimeve në efiçiencën e energjisë së gjelbër