| |

IntoAlbania

Promovimi i Shqipërisë në botë dhe zhvillimi i ekonomisë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik.

Një One Stop Promovues

Për Turizmin e Shqipërisë

 

IntoAlbania është një projekt mbi zhvillimin e turizmit i financuar nga USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe Sweden (Ambasada e Suedisë në Shqipëri). IntoAlbania.com është një platformë promovuese mbi destinacionet e turizmit shqiptar. Misioni ynë përmes këtij projekti është të promovojmë Shqipërinë në botë, të ruajmë trashëgiminë e vendit përmes promovimit, të reflektojmë më së miri identitetin aktual të tij, si dhe të ndihmojmë ekonominë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik.

IntoAlbania.com ka kënaqësinë të bashkëpunojë me disa partnerë strategjikë zyrtarë si: Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë.

Platformë Interneti dhe Aplikacion

Smartphone për Turistët Application

Platforma inovative shërben si një udhërrëfyes për Shqipërinë duke ofruar eksperienca unike frymëzuese për turistët. Platforma synon të përmirësojë ndjeshëm përvojën e turistit, duke prezantuar pika turistike dhe vende atraktive per t’u vizituar. Platforma e internetit dhe aplikacioni smartphone ofrojnë informacion mbi destinacione autentike të përshtatura nga preferencat e përdoruesve dhe planifikimin e udhëtimeve. Aplikacioni i Smartphone - një udhëzues elektronik për turistet që tashmë ndodhen në Shqipëri i pajisur me teknologji të avancuara për të ofruar zgjidhje të shpejta.

Zbatimi i një Teknologjie Moderne

Dixhitale në Muzetë Kombëtarë

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është të ofrojë eksperienca unike në Muze përmes kombinimit të teknologjisë së avancuar dixhitale. Teknologjia do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri me audio giudë shumëgjuhëshe dhe lehtësi teknologjike të cilat do të ofrojnë një eksperiencë interaktive në muze. Muzetë të cilët do të përfitojnë nga shërbimi do të pëzgjidhen në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Modeli i 'Karakterit Mikpritës’

me Ofruesit e Zgjedhur

"IntoAlbania" do të ofrojë asistencë teknike për bujtina, të cilat tashmë e kanë përqafuar një koncept të tillë dhe janë të përgatitura të investojnë seriozisht në këtë model. Asistenca teknike do të konsistojë në zhvillimin e konceptit të karakterit, dizajnit, shërbimit të mikpritjes, promovimit dhe komunikimit të vlerave autentike dhe të trashëgimisë. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje pilot është jo vetëm ruajtja e kulturës dhe traditës shqiptare, por dhe prezantimi i një modeli të mirë biznesi.

Ky projekt është i financuar nga Misioni i USAID në Shqipëri, Ambasada e Suedisë në Shqipëri me implementues CBS (Creative Business Solutions)

Kontakto