| |

USAID dhe CBS Promovojnë

14 Kompani Shqiptare
mes prodhuesve të Rajonit,
Europës dhe Azisë në Beograd

• Kompanitë shqiptare plotësojnë kushtet për të konkurruar në tregjet rajonale.

• Panairi më i madh ndërkombëtar për prodhuesit e frutave, perimeve dhe verës në rajon.

3 Minuta Lexim

14 Kompani Shqiptare
mes prodhuesve të Rajonit,
Europës dhe Azisë në Beograd

“Interesi i blerësve rajonalë për produktet shqiptare është në rritje”. Në Beograd, ku po zhvillohet panairi më i madh i frutave, perimeve, mjaltit dhe verërave, Resmi Hatija, administrator i Hatija sh.p.k, prodhues shqiptar po komunikon me blerës potencialë të huaj për të eskportuar produktet e tij në tregje ndërkombëtare. Ai thotë se falë këtij aktiviteti, interesi i shumë blerësve të huaj po zgjohet.

28 Janar, 2022

“Interesi i blerësve rajonalë për produktet shqiptare është në rritje”. Në Beograd, ku po zhvillohet panairi më i madh i frutave, perimeve, mjaltit dhe verërave, Resmi Hatija, administrator i Hatija sh.p.k, prodhues shqiptar po komunikon me blerës potencialë të huaj për të eskportuar produktet e tij në tregje ndërkombëtare. Ai thotë se falë këtij aktiviteti, interesi i shumë blerësve të huaj po zgjohet. Me mbështetjen e USAID dhe partnerit implementues CBS, Creative Business Solutions, 14 kompani shqiptare po konkurrojnë prodhuesit e vendeve të Rajonit, Europës dhe Azisë me produktet e tyre në Agro-Beograd. Ky është panairi dhe konferenca kryesore ndërkombëtare për prodhimin e frutave, perimeve dhe verërave në Serbi dhe në rajon. Organizimi i Agro Beogradit në zhvillimin e biznesit është mbeshtetur nga Ministria e Bujqësisë, GIZ, USAID dhe CBS. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca vizitoi nga afër panairin dhe stendat shqiptare bashkë me ministrat homologë të Serbisë dhe rajonit duke ofruar mbështetje për krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit për pozicionimin e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

Konkurrencë me Cilësi dhe Standarde

Prodhuesit shqiptarë të pranishëm në këtë Panair, konkurrojnë me cilësi dhe standarde, të cilat janë mbështetur nga asistenca e USAID dhe mundësuar nga CBS.

“Produktet tona ofrojnë jo vetëm shije të mirë por edhe standarte dhe cilësi, ato janë të pajisura me certifikatën Global G.A.P. dhe plotësojnë kushtet për të konkurruar denjësisht në tregjet rajonale e më tej” tha Resmi Hatija. Kompania e tij grumbullon produkte bujqësore, si edhe me përpunim dhe ruajtjen e tyre në ambjente frigoriferike, paketim dhe ambalazhim i produkteve të zinxhirit bujqësor si edhe import-eksporti i produkteve bujqësore.

Fokusi kryesor i kompanisë është grumbullimi dhe tregtimi i perimeve. Për këtë arsye, Hatija shpk ka krijuar një rrjet të mirë me fermerët e zonës për të blerë prodhimin e tyre dhe për ta tregtuar. Produktet kryesore që kompania tregton janë: fruta dhe perime të zonës ku ushtron aktivitetin.

500 ekspozues nga Ballkani, Europa dhe Azia

Panairi dhe konferenca e Agro Beogradit zhvillohet çdo vit. Më shumë se 500 ekspozues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania, Italia, Holanda, Greqia, Gjermania, Turqia, India dhe Ukraina kanë marrë pjesë në panairin tregtar deri më sot.

Përveç ekspozimit të produkteve, Agro Beograd organizon edhe konferenca të specializuara për çështjet aktuale në bujqësi dhe industrinë ushqimore. Kompanitë rajonale mund të përfitojnë nga mundësitë e Agro Beogradit me partnerë dhe blerës me reputacion global.

Në të njëjtën kohë, ky është vendi ku tregtarët dhe blerësit mund të kontaktojnë me prodhuesit nga ky rajon me rritje të shpejtë. Agro Beogradit si një vend ku prodhuesit dhe partnerët globalë mund të mësojnë gjithçka që duhet të dinë rreth prodhimit të frutave, perimeve dhe verërave në këtë pjesë të Evropës. Panari do të vijojë punimet edhe për dy ditë të tjera duke vijuar të afrojë mundësi për prodhuesit shqiptarë dhe lidhje me blerës të huaj potencialë.

Kontakto

    Së shpejti nis IPARD III

    Investime të Reja për
    Gjallërimin e Bujqësisë

    • CBS fton Fermerët dhe Agropërpunuesit të bëhen pjesë e granteve

    • Investimet do të gjenerojnë një rritje në Bujqësi prej 30.9 milionë euro

    3 minuta lexim

    IPARD 3 - 225 Milionë Euro për 1700 Fermerë

    Do të krijohen 2558 vende të reja pune dhe 2558 vende të tjera do të ruhen në bujqësi dhe agropërpunim, e barabartë me 1.1% të fuqisë punëtore në të dy sektorët

    28 Tetor 2021

    Mbështetje për 1700 Fermerë dhe Agropërpunues.

    Sipas revistës Monitor, një vlerësim i pavarur i cili i paraprin programit IPARD
    III ka nënvizuar se autoritetet shqiptare duhet të punojnë më shumë në drejtim
    të transparencës si dhe të analizimit të mundësive, risqeve, pikave të forta
    dhe të dobëta.

    Kompania Ecorys Croatia mori në analizë gjatë periudhës qershor-gusht
    programin e Zhvillimit Rural të vendit për vitin 2021-2027, nën IPARD III, duke
    dhënë edhe këshillat se ku duhet të jetë fokusi.

    “Një çështje me rëndësi është transparenca. Grupet e interesuara kanë pohuar gjatë intervistave se transparenca e vendimeve në lidhje me kontraktimet, pagesat dhe refuzimet kanë qenë të jo të kënaqshme nën IPARD II dhe se priten përmirësime për periudhën e ardhshme të programit” thuhet në dokumentin e bërë publik nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Në vlerësimin e përgjithshëm kompania ka nënvizuar se stili i dokumenteve,
    faqosja dhe anglishtja e përdorur në program nga pala shqiptare janë
    modeste por përshkrimi i masave është përgjithësisht i mirë. Gjithsesi
    përmirësimet e tekstit dhe shpjegimeve mund të çojnë në qasje më të mirë të
    masave.

    “Nivelet maksimale të kostove totale të pranueshme të investimit për masën 1
    dhe masën 3 dhe niveli maksimal i dyshemesë së investimeve për përfituesit
    janë shumë të larta dhe mund të kufizojnë shpërndarjen e burimeve te
    fermerët dhe agropërpunuesit më të vegjël dhe më të dobët. Strukturat
    zbatuese janë përshkruar mirë dhe janë të vendosura për të lehtësuar
    zbatimin efektiv të programit.

    Megjithatë, mund të ndërmerren hapa për të rritur efektivitetin në AZHBR dhe për të përmirësuar transparencën e
    vendimeve të marra në AZHBR. Rekrutimi i stafit për vendet e lira të punës në
    AZHBR dhe Ministri ende nuk është kryer për të mbështetur zbatimin, por
    proceset e rekrutimit kanë filluar. Trajnimet i stafit janë kryer intensivisht dhe
    janë planifikuar edhe për stafin e ri.” thuhet në dokument.

    I njëjti vlerëson se ka disa mangësi sa i takon regjistrave ku ai i fermave nuk
    është ngritur ende kurse ai për kafshët nuk përditësohet rregullisht.
    “Megjithatë, MBZHR ka ndërmarrë hapa për t’u siguruar që regjistrat të jenë
    funksionalë kur programi të jetë gati për t’u hapur. Përfshirja e palëve të
    interesuara në procesin e programimit ka qenë e mirë, por nuk është
    përshkruar në mënyrë të përshtatshme në tekstin e programit” thuhet në
    vlerësimin paraprak.

    Sipas përmbledhjes programi IPARD III me 225 milionë euro parashikon
    investime publike dhe private dhe mbështetje për 1700 fermerë,
    agropërpunues dhe banorë ruralë si dhe mbështetje me 15 mijë shërbime
    këshillimore për sektorin.

    “Investimet do të gjenerojnë një rritje të Vlerës së Shtuar Bruto(VSHB) në
    bujqësi dhe agropërpunim prej 30.9 milionë euro e barabartë me 1.16% të
    VSHB-së së bujqësisë dhe agropërpunimit në total.

    Do të krijohen 2558 vende
    të reja pune dhe 2558 vende të tjera do të ruhen në bujqësi dhe
    agropërpunim, e barabartë me 1.1% të fuqisë punëtore në të dy sektorët. Së
    fundi, investimet në infrastrukturën rurale do të kontribuojnë në përmirësimin e
    kushteve të jetesës në zonat rurale dhe mbështetja e investimeve në pylltari,
    bujqësi organike dhe racat lokale të rrezikuara do të sjellë përfitime nga
    biodiversiteti në këtë sektor” thuhet në dokument.

    Kontakto

      300 Partnerë Pjesëmarrës

      CBS Përuron 5 Platforma
      Digjitale në 5-Vjetorin e Krijimit

      • 3 mijë biznese të asistuara. 43 milionë USD të ardhura të reja.

      • Produktet digjitale u krijuan nga CBS dhe partnerët e saj.

      2 minuta lexim

      CBS Përuron 5 Platforma Digjitale në 5-Vjetorin e krijimit

      “Ne filluam duke krijuar produkte që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, dhe sot jemi të hapur për t’i ndarë këto produkte për të gjithë ata që synojnë të rrisin investimet dhe bizneset e tyre”.

      Sep. 26 2019

      Një nga Momentet Kulmorë të CBS në 5 vite.

      Creative Business Solutions (CBS) held its first annual event entitled ‘Growth Together’. The event was aimed at the introduction and launch of five innovative digital platforms designed by CBS as a connecting bridge for businesses and joint enterprises. The event was attended by 300 participants, including some of CBS’s strategic partners from USAID, EU, World Bank, GIZ, SIDA, and others.

      Also in attendance were high ranking officials from second tier banks, financial institutions, experts, donors, investors and bankers keen to strengthen partnerships and take advantage of these platforms for further business development and additional projects.

      These digital products set up by CBS and its partners have had an impact on the growth of 3,000 businesses with a revenue capital of 43 million USD or 100,000 USD in revenues for each of the partner businesses. Furthermore, the products have boosted investments and delivered new job openings aimed at sustainable development for these companies.

      In his remarks, the founder and CEO of CBS, Enio Jaço, welcomed all participants and underlined the importance of partnerships in such projects.

      “Ky është një nga momentet më kulmorë të organizatës në këto pesë vite. Ne nuk jemi sot ketu thjesht për t’ju prezantuar produktet tona, por për të filluar bashkëpunimin dhe partneritetin në të ardhmen. Platformat tona tashmë janë të hapura. Ky është një ndryshim madhor për CBS. Ne filluam duke krijuar produkte që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, dhe sot jemi të hapur për t’i ndarë këto produkte për të gjithë ata që synojnë të rrisin investimet dhe bizneset e tyre”. he said.

      Platformat u prezantuan nga menaxherët që kanë asistuar në krijimin e tyre dhe që aktualisht mbikqyrin ecurinë e përditshme të këtyre platformave duke punuar mbi ide të reja me qëllim zgjerimin e tyre.

      Kontakto

        USAID në Partneritet me CBS

        Fermerët dhe Agrobizneset
        Pranë Standardeve Europiane

        • Projekti SmartCapital mundësoi akses në financim për sipërmarrjet.

        • Tre prioritetet për vijimësinë e mbështetjes për komunitetin e biznesit.

        3 minuta lexim

        $59 Milionë Investime të Reja
        dhe 1 500 Vende Pune në Bujqësi

        Mikaela Meredith, përfaqësuese e USAID në Shqipëri: Tek i hedhim sytë nga e ardhmja, ka të tjerë njerëz, biznese dhe tregje që do të përfitojnë nga përvoja e SmartCapital dhe që do të përdorin çka ju keni bërë si bazë për punën e tyre.

        21 Prill 2021

        USAID në Partneritet me CBS

        The United States Agency for International Development (USAID) and Creative Business Solutions (CBS) organized a virtual event to mark the conclusion of the 5-year SmartCapital Project. International and domestic implementing partners and direct beneficiaries of the project participated in this event.

        Over the five years of its implementation, the project assisted 1,000 agribusinesses to secure $59 million in new investments and led to the opening of 1,500 new jobs.

        The project enabled access to financing for farmers and agribusinesses, technical assistance in obtaining modern technologies, the use of digital platforms to facilitate crediting and identification of international markets, and the certification of Albanian products in line with international standards.

        Mikaela Meredith, përfaqësuese e USAID në Shqipëri foli për partneritetin e fortë dhe mbështetjen e palëkundur të qeverisë së SHBA-së ndaj Shqipërise ndërsa theksoi se zbatimi i suksesshëm i SmartCapital sot lë një trashëgimi të vyer që do të vijojë të mbështesë rritjen e sektorit të bujqësisë. spoke about the strong partnership and the unwavering support of the US government for Albania, while noting that the successful implementation of SmartCapital leaves behind a valuable legacy that will continue to support growth in the agricultural sector.

        “Tek i hedhim sytë nga e ardhmja, ka të tjerë njerëz, biznese dhe tregje që do të përfitojnë nga përvoja e SmartCapital dhe që do të përdorin çka ju keni bërë si bazë për punën e tyre. Kam vënë re se Creative Business Solutions po mundohet të hapë një fond privat kapitali për të gjithë rajonin. Ju uroj fat të gjithëve për këtë kapitull të ri pune dhe për përpjekjet e ardhshme!

         

        “Krah për Krah” është një shprehje që e përdorim shpesh në Shtetet e Bashkuara në kontekstin e partneritetit. USAID-i punon me ju, sepse ne i shohim investimet e Shteteve të Bashkuara si katalizatorë që mund të përdoren për mobilizimin e qeverive, organizatave ndërkombëtare, fondacioneve dhe bizneseve të ndihmojnë vendet me planifikimin, financimin dhe zbatimin e qëllimeve të veta të zhvillimit. Dhe gjatë këtyre viteve projekti SmartCapital ka zbatuar të njëjtën qasje.” tha Meredith., said Meredith.

        Enio Jaço, Drejtor ekzekutiv i CBS, njëkohësisht President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tha se afrimi i komunitetit të biznesit në sektorin e bujqësisë me standarde europiane dhe forcimi i lidhjeve tregtare SHBA-Shqipëri ishin prioritete kryesore të projektit SmartCapital.

        “Shqipëria është duke përparuar drejt Bashkimit Europian dhe po ndërton lidhje të forta ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Ky ishte dhe qëllimi i projektit 5 vite më parë, të sillte fermerët dhe agrobizsenet shqiptare pranë standardeve europiane. Ne do të vijojmë punën, dhe kjo është një nga arritjet e këtij projekti, me platformat e krijuara dhe shërbimet që janë të qendrueshme.” stated Jaço.

        In this context, Jaço informed the participants on three key pillars on which support for the business community will continue: Consultancy Services will continue to be provided to support the business community with technical assistance. Secondly, Digital Platforms will bring financial institutions closer to the agribusiness community and enable the sale of agricultural produce in international markets through e-commerce, while on the other hand, the first Private Equity Fund in Albania will create opportunities for entrepreneurs to obtaining financing outside the banking sector.

        Over the project implementation period, CBS, USAID’s partner, developed two digital platforms to facilitate crediting for farmers. LORES connects farmers to banks and facilitates the crediting of the agriculture sector, while Agro Trade is the first e-commerce platform in Albania enabling the export of Albanian products to international markets.

        Serge Guay, ekspert ndërkombëtar i sektorit bankar partner në zbatimin e projektit SmartCapital, theksoi rëndësinë e përfshirjes së produkteve të teknologjisë financiare (fin-tech) për zhvillimin e NMV-ve në vend, një domosdoshmëri e nxitur edhe më shumë nga situate e krijuar nga pandemia globale Covid-19.

        “Shërbimet e konsulencës dhe platformat digjitale të krijuara nga CBS nën projektin SmartCapital provuan eficencën e tyre gjatë periudhës së pandemisë. Trajtimi elektronik i kredive u mundësoi SME-ve marrjen e lehtë të kredisë në kushtet e masave shtrenguese, nuk ishte e nevojshme të shkojë në bankë, çdo gjë mund të bëhej online. Nga ana tjetër, këto platforma digjitale janë frymëzuese për sektorin bankar dhe shoh një ndërthurrje bashkëpunimi përfitimi dhe bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen midis sektorit të bizneseve dhe bankave me ndërmjetësimin e këtyre shërbimeve” tha Guay. said Guay.

        A video showcasing the SmartCapital project and its impact on the Albanian agriculture sector was also shown during the event.

        Nisma për Tregun e Kapitaleve në Shqipëri   

        I ftuar në aktivitet ishte edhe Gavin Ryan, ekspert i Bankës Botërore për fondet me kapital privat dhe këshilltar i projektit SmartCapital. and SmartCapital consultant was also a guest of the event.

        Ryan discussed the importance of small and medium businesses in Albania and the further development and consolidation potential for these businesses through the introduction of alternative financing opportunities, such as the one provided by the private equity market.

        “Një nga efektet përfituese të pronësisë së kapitalit privat në një NMV, përvec se I mundëson kompanisë kapital, është se i afron më pranë bankave sa I përket mbledhjes së krediteve dhe krijimit të besueshmërisë, kjo pasi niveli dhe cilësia e menaxhimit të NMV-së është rritur.

         

        Kjo është ajo që sjell fondi i kapitalit privat, dhe një I tillë nuk ekziston në Shqipëri dhe duke parë se shtete si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania kanë përfituar nga ngritja e fondeve të tilla të kapitalit – atëherë kupton se ka ardhur koha që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri.

         

        Mendoj që kushtet janë shumë të mira, afrimi me BE-në, lidhja e fortë me Italinë, forcimi i marrëdhënieve me pjesë të tjera të botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli I diasporës shqiptare, që mund të ketë një efekt shumë të mirë për tregun e kapitalit privat.

         

        Gjithashtu edhe ajo që CBS mund të ofrojë sa i përket krijimit të tregut të kapitalit privat është njohuria mbi tregun e NMV-ve, si dhe metodat e saj dhe besueshmëria që ka arritur të krijojë tashmë në komunitetin e gjerë të biznesit, databaza e saj e NMV-ve dhe njohuritë mbi ktë treg lejojnë investitorët e kapitalieve private të jenë më efikas në punën e tyre” u shpreh Ryan. noted Ryan.

        Kontakto

          Drejtori Ekzkeutiv i CBS

          Enio Jaço rizgjidhet
          President i AmCham Albania

          • Zhvillohen zgjedhjet për lidershipin drejtues në Asamblenë e Përgjithshme.

          • Dhoma Amerikane zhvillon zgjedhjet për lidershipin drejtues në Asamblenë.

          Lexo ne 1 minute

          Drejtori Ekzekutiv i CBS, Enio Jaço rizgjidhet President i Dhomës Amerikane

          “Praktika Transparente dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”

          13.Tetor.2021

          Zgjedhjet për Lidershipin Drejtues.

          220 kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Drejtorin Ekzekutiv të CBS, Enio Jaço për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.

          Dhoma Amerikane zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës 13 tetor 2021 zgjedhjet për lidershipin drejtues të saj në Asamblenë e Përgjithshme ku anëtarët votuan për të dytin vit radhazi përmes risisë së votimit elektronik online.

          Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Dhomës publikuar në rrjetet sociale të AmCham, Jaço u shpreh

          “Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që teklajojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”.

          Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me një ekperiencë të thelluar profesionale në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik, në SHBA, Azi Qendroredhe Ballkanin Perëndimor.

          Në dy vitet e fundit, Jaço ka denoncuar publikisht praktikat abuzive që pengojnë klimën e biznesit ndërsa ka orientuar bashkëpunimin e ngushtë të Dhomës Amerikane me Dhomën Departamentin Amerikan të Shtetit të Tregtisë duke ofruar modele bashkëkohore në mënyrën e të bërit biznes.

          Në fjalën e tij ne Asamblenë e Përgjithshme, Jaço theksoi se në 2 vitet e ardhshme fokusi do vendoset në një bashkëpunim më produktiv mes Qeverisë dhe institucioneve publike nga njëra anë dhe sektorit privat, për të përfituar më shumë nga lëvrimi i mundësive ekonomike.

          Kontakto